Të fundit

6/recent/ticker-posts

Header Ads Widget

Ambasadori i Turqisë për vizitë në Muftininë e Gostivarit

Sot (25.03.2021 – e enjte), në vizitë zyrtare për urim në Muftininë e BFI – Gostivar, qëndroi Ambasadori i Republikës së Turqisë në Republikën e Maqedonisë së Veriut, Sh.T. Hasan Mehmet Sekizkök (Mehmet Hasan Sekizkok), i shoqëruar nga Atasheu për Çështje Fetare z. Tarik Koca (Tarik Koxha) dhe bashkëpuntorët e tij më të ngushtë. Ai vëllezërisht si mik i madh i Gostivarit, u mirëprit nga Muftiu i Muftinisë së BFI – Gostivar, H. Sabahudin ef. Zendeli së bashku me stafin e tij. Të dyja palët bashkëbiseduan për zhvillimet e reja brenda institucionit fetar në vend, me theks të veçantë për ruajtjen dhe kultuvimin e traditës fetaro-kombëtare të Gostivarit me rrethinë, duke potencuar se kombi turk në Gostivar, i gëzon të gjitha të drejtat e fituara me ligj në këtë qytet, duke e përfshirë edhe Komunën e Vrapçishtit dhe atë të Mavrovë-Rostushë. U shkëmbyen shumë fjalë miradije dhe u dha porosi për jetësimin e idealeve të shenjta islame: ruajtjen e vlerave morale dhe kombëtare, institucionale si dhe veprimi maksimal për ngritjen e dinjitetit të besimtarëve islam të këtij nënqielli, pa dallim race, gjinie, kombi e gjuhe. Së bashku, ata vizituan edhe Institutin e Hifzit dhe Bukurleximit të Kuranit Famëlartë "Hfz. Hasan ef. Zendeli", Sahat Kullën dhe Xhaminë e Sahatit. Të dy bashkëbiseduesit shkëmbyen dhurata mes veti, për t’u falënderuar për bashkëpunimin korrekt institucional.

Post a Comment

0 Comments