Të fundit

6/recent/ticker-posts

Header Ads Widget

BDI - Gostivar: Taravari pranon gabimin për Info Qendrën Turistike


Dega e BDI-së në Gostivar konsideron se kryetari i Komunës së Gostivarit ëshë përballë me presionin e opinionit dhe se për këtë arsye vendosi të rishqyrtojë vendimin për vendosjen e Info Qendrës Turistike në sheshin e qytetit në Gostivar.

në vijim ua sjellim të plotë komunikatën:

"Pas presionit të opinionit publik, dhe reagimit te BDI-së dega Gostivar, Taravari u detyrua të rishqyrton vendimin për vendosjen e objektit të Qendrës Informative Turistike në sheshin e qytetit në Gostivar.

Dega e Bashkimit Demokratik për Integrim në Gostivar, përgëzon Taravarin që mori guximin te pranon që qendra e qytetit nuk është lokacioni i duhur për vendosjen e objektit në fjalë.

Urojmë që vendimi i tij për debat publik të mos jetë vetëm një farsë dhe të pranohen propzimet e qytetarëve që të ndërrohet lokacioni i objektit të Info Qendrës Turistike. Ndryshe, çdo vendim që objekti të ngelet aty ku është vendosur, do ta llogarisim si manipublim të kërkesës dhe vullnetit të qytetarëve.

Siç theksuam në reagimin e datës 06.06.2020, lokacion i përshtatshëm është objekti i komunës që ndodhet vetëm disa metra nga sheshi i qytetit, apo objekti egzistues tek shëtitorja e lumit Vardar në afërsi të Gjyqit dhe që aktualisht nuk shfrytëzohet për asgjë. Por fjala e fundit le të jetë vendimi i shumicës së qytetarëve dhe ekspertëve.

Konsiderojmë që me këto dy zgjidhje, objekti nuk do të ishte pengesë për qytetarët e Gostivarit dhe do të paraqiste lëvërdi financiare, pasi nuk do të bëheshin shpenzime plotësuese për mirëmbajtjen e objektit", thuhet në komunikatë.

Post a Comment

0 Comments