Banorët e Çegranit të organizuar nëpërmjet Lëvizjes “Rezistenca” kanë nisur sot një peticion që ka për qëllim, dislokimin e Stacionit Policor nga ish objekti komunal. Peticioni do t’I dërgohet Këshillit të Komunës dhe MPB, konkretisht SP-Gostivar. Ata thonë se nuk janë kundër Stacionit Policor, por kërkojnë që për këtë qëllim të gjendet një objekt tjetër, ndërsa ish objekti I Komunës t’I kthehet fshatit për të kryer shërbime të tjera publike që deri më tani janë ofruar për banorët nga ai vend.
Njoftimi I tyre I plotë për këtë nismë është me sa vijon:
“Zhvillimet e fundit në lidhje me objektin e Çegranit, i vetmi institucion shoqëror pronë e fshatit, i njohur si Komuna ose ish-bashkësia lokale, i cili objekt u dha falas, sikur të ishte mall babe pa pyetur askënd, nga disa individë të papergjegjshëm të cilët defiluan pa ndalë rrugëve të Çegranit sikur kanë çliruar fshatin, Ministrisë se Punëve të Brendëshme, vetëm të jenë mirë me "Milicinë" ka zgjuar si interesimin e banorëvë të Çegranit ashtu edhe të Lëvizjes Rezistenca.
Si rrjedhojë, pas aksioneve të suksesëshme për prishjen e koncesionit famëkeq "Gurores" dhe aksionit të tubimit të mjeteve financiare për të prekurit nga tërmeti në Shqipëri "Çegrani per Shqiperine", lëvizja jonë do vendoset në funksion të zgjidhjes institucionale të problemit te Stacionit Policor, hapa këto për të cilat opinioni do të informohet në kohë.
Aksioni i mbledhjes së nënshkrimeve për peticion i cili ka për qëllim të kthejë objektin në prone të fshatit ka filluar sot. Shpresojmë që këshilli komunal dhe MPB e Gostivarit ti përgjigjen në mënyrë pozitive kërkesës tonë.
Ajo që është me rëndësi është se Çegranasit dhe lëvizja jonë janë për stacionin policor, bile stacioni policor (dhe jo vetëm) është një nevojë imediate duke parë madhësinë e fshatit dhe funksionimin tashmë një kohë të gjatë të këtij stacioni në kuadër të Stacionit Policor të Gostivarit.
Çegranasit gjithashtu janë edhe që prona e fshatit të ngelet pronë e fshatit, prandaj është në dobi të të gjithëve që Stacionit Policor t’i gjendet një vend tjetër në Çegran, ku do mundë t’u shërbejë qytetarve me të gjithë kapacitetin.
Politikanët të kenë kujdes me Çegranin.
Kriminelët të mos derdhin lotë krokodili.
Kriminelet duhet të heshtin, sepse ska ikje nga krimet e bëra.
Çegrani është i Çegranasve.
Do e kthejmë të valojë flamuri i lire aty ku e ka vendin”.
(Lëvizja Rezistenca – Çegran)
Kriminelët të mos derdhin lotë krokodili.
Kriminelet duhet të heshtin, sepse ska ikje nga krimet e bëra.
Çegrani është i Çegranasve.
Do e kthejmë të valojë flamuri i lire aty ku e ka vendin”.
(Lëvizja Rezistenca – Çegran)
0 Comments