Të fundit

6/recent/ticker-posts

Header Ads Widget

FILLON RIKOSTRUIMI I PLOTË I QENDRËS PËR KULTURË "SHOTA" NË NEGOTINË


Ka filluar rikonstruimi I Qendrës për Kulturë “Shota” në fshatin Negotinë. Bëhet fjalë për një kontratë të nënshkruar në mes të Ministrisë së Kulturës dhe Komunës së vrapcishtit në kuadër të së cilës është paraparë rinovimi I plotë I kësaj qendre përfshirë këtu izolimin, fasadimin, instalimin e ujit dhe rrymës elektrike, ndërrimin e pullazit, përmirësimin e hapësirave të brendshme si dhe të gjitha kushtet tjera për një funksionim të pa penguar të kësaj qendre kulturore.
Informacioin e konfirmojnë edhe nga Komuna e Vrapçishtit nga ku njoftojnë se ky rinovim thelbësor i objektit do të kushtojë 18.418.524 denarë, mjete këto të siguruara nga komuna dhe Ministria e Kulturës
Kujtojmë se Ministri i Kulturës, Hysni Ismaili, në korrik të këtij viti realizoi takim pune me kryetarët e komunave: Likovë, Bogovinë, Vrapçishtë, Manastir, Krushevë dhe Qytetit të Shkupit në të cilën u bisedua për mjetet e miratuara të dotacioneve kapitale në fushën e kulturës në vitin 2019. Pas takimit, ministri i Kulturës dhe gjashtë kryetarët e komunave nënshkruan një Marrëveshje për realizimin e Programit për shfrytëzimin e mjeteve të dotacioneve kapitale për njësitë e vetëqeverisjes lokale në fushën e kulturës për këtë vit.
Përndryshe, në pajtim me Programin e Qeverisë, mjetet e miratuara në lartësi prej 117.056.131 denarë dedikohen për rinovimin e ndërtimeve dhe mbindërtimeve të Qendrës Kongresore Salla Universale - Shkup, ndërtimin e Shtëpisë Përkujtimore të Toshe Proeskit, ndërtimin e Shtëpisë së Kulturës në Komunën e Bogovinës, rinovimin dhe përshtatjen e Qendrës së Kulturës "Shota" f. Negotinë, Komuna e Vrapçishtit, rregullimin e brendshëm të ndërtesës "Kinemaja Manaki" - Manastir, dhe projekte të tjera kapitale në kulturë.

Post a Comment

0 Comments