Të fundit

6/recent/ticker-posts

Header Ads Widget

PËR MË SHUMË SIGURI, RRITET NUMRI I POLICËVE RRETH SHKOLLAVE TË GOSTIVARIT


Me fillimin e vitit të ri shkollor, SPB-Tetovë, ka përforcuar prezencën e pjestarëve të policisë rreth objekteve shkollore në rajonin që mbulon ky Sektor, veçanërisht gjatë kohës kur fillon dhe mbaron orari mësimorë, gjatë kohës së pushimit të gjatë dhe në stacionet e autobusëve, prej ku arijnë dhe kthehen nxënësit.
Prezencë më të madhe të policisë gjithashtu është duke u praktikuar edhe nëpër udhëkryqet dhe rrugët ku frekuentimi në trafikun rrugorë në qytetin e Tetovës dhe Gostivarit është më i lartë, para së gjithash nëpër rrugët që çojnë drejt shkollave, me qëllim që të mundësohet lëvizje e sigurtë dhe pa pengesa, sidomos për filloristët më të rij.
Krahas kësaj, Sektori për punë të brendëshme-Tetovë, gjatë kësaj jave i ka intensifikuar aktivitetet për largimin e veturave të pakuara gabim dhe në mënyrë jo të rregullt, si dhe zbulimin dhe sanksionimin ligjor të uzurpatorëve të hapsirave të trafikut për qëllime tregtare, hotelerike e kështu me rredhë.
Sektori për punë të brendshme-Tetovë edhe një herë apelon deri te vozitësit, që të kenë kujdes se ku i parkojnë veturat e tyre, të përshtasin gjegjësishtë të ulin shpejtsinë në afërsi të shkollave dhe gjithmon t'ju japin përparësi kalimi këmbsorëve. Kurse këmbsorëve i'u bëhet me dije që të kenë kujdes se ku e kalojnë rrugën dhe të mos lëvizin nëpër korsitë e veturave por të lëvizin nëpër trotuare. Koj gjë para së gjithash vlen për nxënësit, me qëllim që të anashkalohen raste të padëshiruara dhe probleme të natyrës dhe karakterit të trafikut rrugorë.

Post a Comment

0 Comments