Të fundit

6/recent/ticker-posts

Header Ads Widget

KALLËZIM PENAL KUNDËR SHTETASVE SHQIPTAR, KRYEN VJEDHJE DHE MALTRETUAN NJERËZ


SPB- Tetovë, ka dorzuar kallëzim penal kundër shtetasve shqiptar, 37-vjeçarit F.L. dhe 36-vjeçarit S.K. si dhe ndaj dy personave të tjerë deri tani ende të panjohur, për shkak të bazave të dyshimit se kanë kryer tre vepra penale: ,,Grabitje,, ,,Përpunim ilegal, mbajtje dhe tregti me armë dhe mjete shpërthyese,, dhe ,,Konfiskim të mjetit motorik,,.
Natën në mes të datës 23 dhe 24 korik të vitit 2017, me forcë kanë hyrë dhe demoluar në shtëpinë e personit R.I. dhe nën kërcnimin e arrmëve të zjarrit, e kanë maltretuar atë dhe pjestarët tjerë të familjes së tij, të cilët i kanë lidhur dhe më pas kanë kryer vjedhje të stolive të arit dhe gjësendeve të tjera me vlerë nëpër disa hapësira të shtëpisë. Ata kanë vjedhur edhe makinën e e tipit “Range Rover”, me të cilët janë larguar nga vendi I ngjarjes
Në këtë mënyrë, thonë nga policia, të denoncuarit kanë arritur përfitime të paligjshme pronësore me vlerë prej rreth 9.200.000 denarë.

Post a Comment

0 Comments