Komuna e Bogovinës ka siguruar mjete për asfaktimin e rrugës Çiflik-Kallnik dhe nga dita e sotme, punët në terren kanë filluar.
"Sot filloi realizimi i projektit për ndërtimin e rrugës me asfalt në Pallçisht të Epërm (vendbanimi Çiflik - Kallnik), me gjatësi 497 m dhe gjerësi 5 metra, gjegjësisht realizimi i kontratës ndërmjet Komunës së Bogovinës dhe "Energo Invest Trejd", vlera e së cilës arrin deri në 3.039,258,00 denarë", njoftojnë nga Komuna e Bogovinës, nga ku theksojnë se me këtë projekt bëhet lidhja e vendbanimeve Çiflik - Kallnik, mundësohet qarkullim më efikas për qytetarët dhe është një ndër projektet kyçe për ngritjen e infrastrukturës rrugore në nivel komunal.
0 Comments