Të fundit

6/recent/ticker-posts

Header Ads Widget

AKSION EKOLOGJIK NË GOSTIVAR, FTOHEN PËR PJESMARRJE TË GJITHË QYTETARËT


Të shtunën, me fillim të ora 10:00, do të zhvillohet një aksion I gjerë pastrami në të gjitha hapësirat publike të komunës së Gostivarit dhe në këtë formë, do të shënohet Dita Botërore e Pastrimit. Kështu ka njoftuar Kryetari I komunës Arben Taravari I cili ka ftuar qytetarët e të gjitha moshave që ti’I bashkangjiten këtij aksioni.

“Të shtunën ( 21.09.2019) në ora 10:00-12:00, në nivel të komunës së Gostivarit do të shënohet Dita Botërore e Pastrimit. Me këtë rast, në bashkëpunim me Bashkësitë lokale dhe institucionet publike komunale, do të organizojmë një aksion të gjerë për pastrim të sipërfaqeve publike në komunën tonë.
Apelojmë që të gjithë, pavarësisht moshës dhe gjinisë, të bëhemi pjesë e këtij aktiviteti dhe të kontribuojmë për ambient më të pastër dhe ngritje të vetëdijes për higjienën publike.
Informata më të hollësishme për rrjedhën e aktiviteteve, do të mund të merrni në Komunën e Gostivarit, Bashkësitë lokale dhe institucionet tjera përkatëse”, shprehet mes tjerash, Kryetari i komunës së Gostivarit - Arben Taravari

Post a Comment

0 Comments