Mbrëmë (18-shtator) rreth orës 22 e 15 minuta, në SPB-Tetovë është denoncuar se në fshatin Banjicë e Poshtme të Gostivarit, një vajzë 13-vjeçare është rrëzuar nga ballkoni i katit të dytë të shtëpisë.
“Gjatë rënies, vajza ka pësuar lëndime trupore, kështu që me anë të auto-ambulancës, është dërguar në Spitalin e Gostivarit, dhe pasi që aty ka marrë ndihmën e nevojshme mjekësore, është transferuar në klinikat e Shkupit”, njoftojnë nga policia.
Inspektimn në vendin e ngjarjes, e ka kryer ekipi nga Stacioni Policorë-Gostivar, dhe tani po punohet në zbardhjen e rastit.(foto nga arkivi)
0 Comments