Të fundit

6/recent/ticker-posts

Header Ads Widget

KUJDES KUJT I JEPNI LËMOSHË, GRUAJA QË LYP NË GOSTIVAR, VJEN NGA SHKUPI ME "MERCEDES"

Një qytetar i ndershëm i ka shkruar redaksisë së TV2 , për të informuar qytetarët e këtij vendi se një grua që vjen për të kërkuar lëmoshë, është thjesht një mashtruese dhe se e njejta nuk e meriton mëshirën e qytetarëve.
Në letër ai shkruan se të njejtën grua ai e kishte parë duke lypur në xhaminë e “Kadrit”, dhe vetëm pak kohë më vonë, është paraqitur para lokalit të tij me një veturë të tipit “Mercedes” me targa të Shkupi.
Në vijim ua sjellim të plotë përmbajtjen e letrës, bashkë me fotografitë që ai i ka dërguar
“Qytetarë të nderuar, me shumë keqardhje ju them se Gostivari është perplot i mbushur me mashtues dhe mashtruese si kjo grua !! Mesiguri ju është e njohur dhe mesiguri shumica nga ju e keni ndihmuar këtë grua, e cila prezentohet se është nënë e ndarë dhe se nuk ka bukë për fëmijët, ose i duhen para për qiranë që mos e nxjerrin në rrugë . Ajo di të kërkojë edhe nga 50 euro !! Sot rastësisht e pash në Xhaminë e KADRIT gv duke lypur . Për pak minuta duke ndejt para lokalit tim shoh të njehtën duke parkuar Mercedesin e saj me targa te Shkupit , thjesht nuk mund t’iu besoja syve të mi , kërkoj nga un leje parkimi duke harruar se pikërisht nga unë, para një kohe të shkurtër kërkoi lëmoshë , nuk mu besua !!!
Kini kujdes kujt jepni lemosh qytetarë të nderuar
L.Ismaili”.
Zotëriu në fjalë i ka shënuar edhe target e makinës, të cilat Tv2 ia ka dërguar tash më policisë.





Post a Comment

0 Comments