Dhuna në familje vazhdon të trondisë themlet e shoqërisë. Viktima më të shpeshta nga kjo dukuri mbeten gratë. Rasti i fundit ka ndodhur mbrëmë kur një 35 vjeçare nga Gostivari, rreth orës 01 e 10 minuta, ka denoncuar dhunë familjare të cilën e ka kryer bashkëshorti i saj 40-vjeçarë.
Ngjarjen e konfirmojnë nga policia nga ku njoftojnë se personi i denoncuar menjëherë është privuar nga liria dhe është mbajtur në Stacionin policor në Gostivar, për zbardhje të plotë të rastit.
0 Comments