Në rrugën Hanet e Mavrovës-Dibër ka ndodhur një aksident trafiku, me ç'rast një person ka humbur jetën dhe dy të tjerë janë lënduar.
"Në rrugën regjionale Hanet e Mavrovës-Dibër, tek ura e Skudrinjës, më 28-gusht, rreth orës 17 e 10 minuta, ka ndodhur aksident trafiku në të cilën kanë marrë pjesë kamioni i tipit DAF,, me targa të Dibrës të cilën e ka drejtuar 54-vjeçari B.S. nga Dibra dhe vetura e tipit ,,Hyundai Getz,, me targa të Shkupit të cilën e ka drejtuar 40-vjeçarja I.S. nga Shkupi. Gjatë këtij aksidenti, lëndime fatale ka marrë 68-vjeçarja M.C. nga Shkupi pasagjere në veturën ,,Hyundai,, e cila gjatë rrugës për në Spitalin e Dibrës ka ndëruar jetë, ndërsa vozitësja I.S. dhe 10-vjeçarja pasagjere në të njëjtën veturë, kanë përfunduar me lëndime të rënda trupore, dhe janë dërguar nw Klinikat e Shkupit", njoftojnë nga policia nga ku theksojnë se inspektim në vendin e ngjarjes, kanë kryer Prokurori publik dhe ekipi nga Stacioni policorë Gostivar. (foto nga arkivi)
0 Comments